Loading…
Pështyu në porosinë e klientit, bartësi i picave mund të dënohet me 15 vjet burg |VIDEO
  • 08/10/2018 | 14:54

...

Bura S është shpërndarësi i picave, i cili pështyu në porosi para se t’ia dërgonte klientit Huseyin  Alyuz, që banon në katin e pestë të një ndërtese në Eskisehir të Turqisë.


Madje, 18-vjeçari edhe e filmoi gjestin e pështirë dhe qeshte mbi kuti, ndërsa gjithçka ishte regjistruar prej kamerave të sigurisë.

Me pamjet ku shihet gjesti i ulët, klienti është ankuar në polici, për picerinë që ofron shërbime deri në shtëpinë e klientit. “Po shikoja nëse pica ka ndonjë dëmtim” është arsyetur Burak, por atë e përjashtuan prej pune dhe tani është nën hetime.

Mbi të rëndon akuza për ‘rrezikimin e jetës së personave, duke helmuar ushqimin apo dëmtuar në ndonjë formë tjetër’ për çka mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Gjithashtu, akuzohet edhe nga klienti për ‘dëmtimin e të mirave dhe rrezikimin e jetës nëpërmjet ushqimin’ dënim që parasheh burg prej tre muaj deri në katër vjet.

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë