Loading…
Petritsch: Koha për vendim përunfimtar, me një korrigjim të vogël kufijsh
  • 25/08/2018 | 16:50

...

Diplomati asutriak vlerëson se në dialog thjesht është arritur në pikën në të cilën një vendim i tillë është i nevojshëm, përndryshe do të kemi një konflikt të ngrirë.

Është koha të merret vendimi përfundimtar në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, ka deklaruar përfaqësuesi i dikurshmë i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, duke thënë se është i nevojshëm edhe një korrigjim i vogël i kufijve.

Petritsch në një intervistë për mediet serbe ka thënë se është shumë me rëndësi që zgjidhjen ta propozojnë mu Beogradi e Prishtinë, meqë kjo, sipas tij, është e vetmja zgjidhje e pranueshme për të gjithës, transmeton gazetametro.net.

Diplomati asutriak vlerëson se një dialog thjesht është arritur në pikën në të cilën një vendim i tillë është i nevojshëm.

“Nuk besoj se kështu mund të vazhdohet pa marrë një vendim. Kjo do të çonte në konflikt të ngrirë të pafund”, ka thënë Petritsch.

Petritsch thotë se edhe në Beograd e në Prishtinë ekziston gatishmëri për arritjen e marrëveshjes dhe përkujton se Komisionit Evropian i sakdon mandati, e për këtë shkak do të ishte mirë që zgjidhja të arrihet deri në shkurt apo mars të vitit të ardhshëm, përndryshe “do të kalojë shumë kohë deri sa të shfaqet mundësi e tjetër për zgjidhje”.

Petritsch ka thënë se nevojitet një korrigjim i vogël i kufijve, siç ka qenë rasti me Kosovën e Malin e Zi.

Ai ka vënë në dukje se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së dhe se me këtë do t’u vëhej pikë çështjeve të hapura në Ballkan/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë