Loading…
Philips: BE ta bindë Serbinë ta njoh Kosovën në kufijt aktualë, ose shqiptarët mund të detyrohen të mendojnë për bashkim të territoreve
  • 10/08/2018 | 18:35

...

Ish-këshilltari i departamentit amerikan të shtetit, David Phillips, në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ ka folur rreth idesë së ndarjes.


Phillips tha se nuk ka asgjë në deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, që jep të kuptojë se Amerika mbështet idenë e ndarjes së Kosovës, transmeton gazetametro.net

Megjithatë, ai tha se ideja e ndarjes është shumë e rrezikshme dhe do të shkaktonte destabilizimin e rajonit.

Më tej, Phillips tha se BE duhet të gjejë një rrugë ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën në kufijt aktualë, ose shqiptarët mund të deyrohen të mendojne edhe për opcione të tjera, duke përfshirë edhe bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë