Loading…
Piktori Mentor Avdili: Asnjëherë nuk do të lejoj të vdes arti i vërtetë
  • 01/02/2018 | 18:27

...

Mentor Avdili është piktori kosovar i lindur në Medvegjë të Sebisë, ku studimet për pikturë i ka mbaruar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.


Ai këtë profesion e ushtron më shumë se 15 vite, ndërsa gjatë këtyre viteve është ndeshur me shumë ekspozita kolektive, koloni dhe shumë mirënjohje, ndërsa në mesin e mirënjohjeve e ka edhe atë të ambasadës së Amerikës në Kosovë, mirëpo edhe me shumë vështirësi.

Ai gjithashtu ka dhuruar shumë piktura për organizime humanitare.

“Vizatimin dhe pikturën fillimisht ma ka mësuar Musa Kalaveshi, cili më vonë u bë edhe profesori im dhe të cilin e kam të afërt si të ishte babi i imi dhe fal tij unë asnjëherë nuk do të lejoj të vdes arti i vërtetë”, tregoi piktori kosovarë.

Avdili thotë që ai jeton vetëm prej pikturave dhe se shteti nuk tregon asnjë përkrahje për artistët e vet, ku thekson se Kosova në botë po njihet fal artit dhe sportit.

Kjo pikturë e Mentor Avdilit gjendet në shtëpinë e ish- këshilltarit të kryeministrit izraelit dhe diplomatit Uri Lubrani në Izrael.

“Unë kam qenë pjesë e shumë kolonive të ndryshme dhe ekspozitave kolektive, kjo është eksperiencë ndryshe. Ta mundëson të pikturosh në një tjetër vend, sepse jemi mësuar të pikturojmë nëpër atelietë tona personale. Secili vend për mua ka një kujtim shumë të mirë, mirëpo gjithmonë e veçoj Prizrenin, një pjesë të Preshevës dhe natyrën e mrekullueshme të Vuthajt, e thash edhe më herët ka shumë vende të cilat po e kam paksa të rënd t’i veçoj”, ka thënë Mentori për gazetametro.net

Shkatërrimi i objekteve të vjetra që e ruajnë historinë, i pengon atij, sepse thotë se kanë mbetur shumë pak objekte apo vende të vjetra që ne ti vendosim në pëlhurë e pëlhura të ruhet me vite, ku bashkë me të edhe historia.

Mentor Avdili mund të quhet si një ndër të vetmit realista dhe vizatues që njëherë për njëherë i ka mbetur Kosovës.

Vizita e muzeut të “Louvre” e ka frymëzuar më një mënyrë piktorin i cili këmbëngul se nuk është art ose pikturë vetëm një ngjyrë e hedhur në pëlhurë.

“Më shumë se një dekadë e gjysmë kam pikturuar që të jetoj nga ajo, ndërsa tani shumë shpejtë do të sjell ekspozitën time personal pas shumë atyre viteve punë, këtë ekspozitë kanë filluar të ma kërkojnë shumë shoqëria dhe kolegët, sidomos gruaja ime”, ka shtuar ai.

Këto janë vetëm disa nga pikturat e Mentor Avdilit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë