Loading…
Piktura që fshehin mistere të pazgjidhura brenda tyre
  • Jan 2, 2017 | 19:34

...

A  keni ndjerë ndonjëherë një emocion vetëm duke shikuar një fotografi?. Kjo nuk është për t’u habitur, sepse një artist e vë një copë prej shpirtit të tij në veprën e vet.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa kryevepra të mirënjohura si Monoliza, të cilat përveç madhështisë që kanë ato kanë edhe mistere të pashpjegueshme në to.

Mona Liza

15822800_1462038227140345_4156327608263003992_n

Piktura “Mona Liza” ka ende mistere të shumëta dhe të pazgjidhura, pavarësisht përpjekjeve për t’i zbuluar me vite. Shumë vizitorë që e kanë parë nga afër thonë se ajo të bënë të ndihesh brenda fotografisë, të tjerë janë shprehur shumë të frikësuar përballë saj. Megjithatë, kjo vepër e piktorit të madh Leonardo Da Vinçi-it është gjetur një shekull më parë dhe tani është në Muzeun Prado, në Madrid të Spanjës.

Njeriu i shfaqur
8249910-the-headless-man-1481615089-650-610d534516-1482420622

Kjo është një pikturë e artistes Laura P. e cila e ka marrë nga fotografi James Kidd. Ky i fundit thotë se në momentin që ka shkrepur këtë fotografi nuk kishte asnjë njeri afër, megjithatë në këtë fotografi shihet një njeri në anën e majtë, ku sipas fotografit ky person nuk ka qenë në vendin e ngjarjes por është shfaqur gjatë zhvillimit të fotografisë.

Djali duke qarë
8250160-tn-1481615786-650-4afcdf74b1-1482420622

Artisti italian Bruno Amadio ka bërë 65 portrete të fëmijëve jetimë, pas Luftës së Dytë Botërore. Më e njohura që ka bërë Amadio është kjo e djaloshit duke qarë, pikturë kjo e cila në Angli njihet si “Piktura e mallkuar”. Legjenda thotë se autori e ka bërë djalin të qaj në mënyrë të dhunshme për ta realizuar pikturën.

 Rokeby Venu
8250010-mistika-003-1481617080-650-2c9c431a8a-1482420622

 Rokeby Venus është një mister në vetvete për shkak të fytyrës së vjetër të Venusit në pasqyrë dhe pamja e vërtetë e saj. Megjithatë, piktura ka disa kompetenca mistike që e atribuojnë atë si jo të mirë. Të gjithë pronarët e saj vdiçën nga fatkeqësitë, dhe të gjithë u përpoqën për ta shkatërruar atë, por nuk ia dolën. Në fillim të shekullit 20, fotografia është gjetur në rrugë tek Galeria Kombëtare e Londrës, ndërsa në vitin 1914 një  tjetër e ka goditur atë 5 herë me thikë, dhe nuk e ka shkatërruar, përveç kësaj ka gjëra tjera edhe më të çuditshme me këtë pikturë.

Gruaja e shiut
12

Kjo pikturë e artistit ukrainas Svetlana Telets, është një foto shumë e çuditshme. Artisti këtë foto e ka bërë vetëm 5 orë. Të gjithë blerësit e saj e kanë kthyer prapa për të njejtat arsye. “Gruaja e shiut” u shkaktonte atyre pagjumësi, ankth dhe mbetnin duke e shikuar me orë të tëra.

Fëmijët që lëvizin 
8249860-14707400750060-1481614881-650-719ecc4ec9-1482420622

Bill Stoneham, krijuesi i kësaj pikture thotë se ai është bazuar në fotografinë e tij të fëmijërisë. Ka pasur disa pretendime se piktura ishte e mallkuar, duke deklaruar se fëmijët në të lëvizin natën, ndërsa pronarët e saj u ankuan për dhimbje koke dhe ankth në praninë e saj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë