Loading…
Pilotët gjerman refuzojnë t’i kthejnë azilkërkuesit nëpër vende të tyre
  • 06/12/2017 | 13:33

...

Pilotë gjerman gjatë këtij viti i kanë ulur më shumë se 200 aeroplanë pasi që kanë refuzuar të vozitin aeroplanët me refugjatët në Afganistan, lajmërojnë mediet lokale.


Në këtë aksion nuk kanë marrë pjesë vetëm pilotët, por edhe punëtorët tjerë të kompanive ajrore. Ata kanë refuzuar të marrin pjesë në dërgimin e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë prapa në Afganistan ku ende po zgjasin konfliktet, shkruan The Independent.

Në mes të janarit dhe shtatorit janë anuluar 222 fluturime, dhe më së shumti prej tyre, 140 janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit. Mediet gjermane shkruajnë se prej tyre janë 85 fluturime të Lufthansa’s dhe Eurowings’it, transmeton gazetametro.net.

Gjermania është një nga vendet e cila ka pranuar më së shumti refugjatë. Shumica e akuzojnë politikën e migracionit të Angela Merkel’it për hyrje të një numri të madh të refugjatëve në Gjermani, ku në vitin 2015 kanë hyrë një milion e gjysmë njerëz, dhe prej tyre vetëm një e treta janë qytetarë të ndonjë vendi anëtar të BE.

Në pjesën e parë të këtij viti, zyra federale gjermane për refugjatë ka vendosur për më tepër se 388.000 raste të refugjatëve. Më herët sivjet në medie arriti lajmi për një pilot të British Airways’it i cili refuzoi të fluturoj derisa ishte Samim Bigzad në aeroplan.

Afgani Bigzad ishte dashur, sipas vendimit të qeverisë gjermane, të kthehet në qytetin e vet në të cilin ishte i kërcënuar me  vdekje. Piloti ka intervenuar duke thënë: “Nuk do ta ktheni. Unë nuk do të fluturoj. Ju po vëni në rrezik jetën e dikujt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë