Loading…
Piperi i kuq, mrekullia e natyrës kundër hemoragjisë, atakut kardiak dhe ishemisë!
  • 07/11/2018 | 14:48

...

Piperi i kuq është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinën tonë për mjaft gatime të përditshme. Disa nuk e preferojnë ta konsumojnë, por duhet të pranojmë, ai u jep shije gjithë ushqimeve, sidomos gatimeve në furrë.


Është i pasur me plot vitamina të ndryshme dhe minerale të tilla si, vitamina C, B6, mangani, dhe flavoidet.

Piperi i kuq  është jashtëzakonisht i dobishëm për hemorragjinë nga hundët ose lëndimeve të tjera, të cilat shoqërohen me hemorragji lokale, pasi në atë sistemike, piperi i kuq nuk ka vlerë të rëndësishme mjekësore.

Mënyra se si mund të mbroheni në rastet e hemorragjive, është duke vendosur piper të kuq në vendin e gjakosur dhe hemorragjia do të ndalojë në mënyrë të menjëhershme. Nëse shqetësoheni se do të keni djegie të forta, siç ndodh me alkoolin, duhet të jeni të sigurtë se nuk do të ndieni aspak dhimbje, por vetëm shërim të shpejtë e të sigurtë.

Përveç ndalimit të gjakderdhjes, piperi redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër dhe parandalon shumë sëmundje të tjera kardiovaskulare. Zvogëlon rrezikun  e zhvillimit të aterosklerozës, e cila më vonë do të çonte në ishemi dhe infarkt në moshë të avancuar.

Duke u parandaluar në kohë ky proces, ne mund ta vonojmë disi atakun në zemër, edhe pse këtu duhen marrë parasysh dhe ndikimet e faktorëve të tjerë, si trashëgimia, mënyra e të ushqyerit, seksi, duhani, alkooli, sëmundjet e lidhura me yndyrnat etj. Përveç kësaj, piperi i kuq lufton edhe sëmundjet inflamatore të zorrëve duke stimuluar zorrët dhe larguar toksinat nga trupi ynë./Marrë nga bota.al

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë