Loading…
Piramida e Tiranës do shndërrohet në qendrën më të madhe të IT-së në Ballkan
  • 03/02/2018 | 21:20

...

Gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të 6-të i “ICTAëards” ishte i ftuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ku deklaroi se piramida do të pësojë një shndërrim duke e kthyer shumë shpejt në një qendër rinore multifuksionale, e cila do të shërbejë si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.


Tirana do të jetë qyteti i katërt pas Jerevanit, Londrës dhe Parisit,që do të aplikojë një nga konceptet më të mira në fushën e teknologjisë dixhitale.

“Ky qytet po funksionon pak më mirë sot megjithatë unë prapë them nuk mjafton. Kjo është një nga arsyet pse ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer të gjithë Piramidën e Tiranës në qendrën më të madhe të IT në rajon. Ne jemi duke punuar me një organizatë që quhet Tumo. Tumo është një organizatë me origjinë nga Amerika, një grup amerikano-armen e filloi për herë të parë në Jerevanit. Një shkollë inovatore për kulturën dixhitale dhe varion nga kodimi dhe softëare disign deri në kinema, film, fotografi, montazh dhe shumë prej proceseve të tjera. Çdo ditë në Jerevan hyjnë dhe dalin nga kjo qendër 4 mijë të rinj dhe kur them të rinj edhe fëmijë, pra nga mosha 4-24 vjeç. Aq i suksesshëm është projekti saqë për punë ditësh hapet në qendër të Parisit dhe në qendër të Londrës. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin Tumo dhe unë këtu i jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na ka dhënë pronën më të lakmuar në qytet, Piramidën e Tiranës, për ta transformuar në një projekt të tillë”, tha Veliaj.

Pas projektit të suksesshëm për transformimin e Pazarit të Ri, shndërrimi i Piramidës do të jetë projekti tjetër i radhës që do të bashkëpunohet me ADF. “Ne kemi vendosur që të bëhemi partnerë sërish me Fondin Shqiptaro-Amerikan, me ADF-në. Kemi pasur një eksperiencë fantastike në projektin e Pazarit të Ri dhe pamë se si u rrit vlera e pronës, se si u transformua gjithë ai realitet dhe se si në njëfarë mënyre ajo lloj akupunkture urbane, pra një lloj pineske në trupin e qytetit, duam që të kalojmë në fazën e dytë dhe ky do të jetë projekti që ne do ta bashkëfinancojmë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë zbuloi edhe detajet e projektit fantastik që do të bashkojë të gjithë brezat. “Do të punojmë me shumë cilësi që të jetë jo vetëm një qendër fantastike kreative, e kulturës dixhitale, por sigurisht edhe një objekt fantastik për t’u soditur. Për të gjithë ju që i keni akoma me merak peng nga vegjëlia juaj, do vazhdohet të lejohet rrëshqitja në piramidë. Do të jetë në fakt një qendër gjigante multifunksionale kryesisht me fokus kulturën dixhitale. Do të kemi hapësirë për të bërë inkubatorë, hapësira është jashtëzakonisht e madhe. Arkitektët bashkë me ata që po bëjnë plan-biznesin nga Tumo, duhet që të konsultohen me grupet më të zëshme dhe më rekreative në qytet e për nevojën e hapësirës, për fashat e grupmoshave, për mënyrën se si ne do të qepim si një rrobaqepës që bën një kostum me masë, programet me masë për secilën grupmoshë. Dhe pastaj se cila do të jetë hapësira që ne do të rezervojmë për inkubatorë biznesi”, nënvizoi Veliaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë