Loading…
Pirlo tregon se çfarë duhet të bëjë Dybala për të zënë një vend në formacionin startues te Juventus
  • 14/09/2018 | 15:55

...

Paulo Dybala nuk e ka nisur mirë edicionin me Juventusin pasi e ka ngrohur stolin në ndeshjet e deritashme


Max Allegri nuk po preferon që të startojë me yllin argjentinas, për të cilin ditëve të fundit është folur shumë se mund të kalojë te Real Madrid ose Manchester United, transmeton GazetaMetro.

Andrea Pirlo ka thënë se Dybala duhet ta kopjojë Ronaldon dhe të punojë shumë në stërvitje në mënyrë që të kthehet në formacionin bazë të Biankonerëve.

Image result for paulo dybala and ronaldo juventus

“Për të pranuar se nuk jeni titullar në këtë fazë të sezonit nuk është e lehtë për askënd,” ka thënë Pirlo.

“Paulo do të bëjë gjithçka për të luajtur sa më shumë që është e mundur dhe nëse ai stërvitet me dëshirën e Ronaldos atëherë do të jetë e vështirë të largohet.

“Kur nuk luan, do të thotë që duhet të bësh edhe më shumë. Duhet ta bëni këtë, cilësitë e Dybalas nuk janë në pyetje.

“Për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin, ai duhet të gjejë diçka nga brenda,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë