Loading…
Pjesëtarëve serbë që braktisen FSK’në tani u ndalet edhe rroga
  • 12/07/2018 | 19:40

...

40 pjestarëve serbë që braktisen ditë më parë Forcën e Sigurisë së Kosovës  ju është ndalur tani edhe rroga, kjo pasi që ata që kur dorëzuan dorëheqjen, nuk janë paraqitur fare në vendin e tyre të punës.


Për këtë sot tregoi Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnat, Rrahman Rama, ai ka treguar se largimi i tyre tashmë është definitiv dhe nuk ka kthim prapa.

Për gjeneral Ramën, i rëndësishëm është fakti se ata nuk janë larguar nga aty, për shkak të diskriminimit etnik, por vetëm pse dikujt i ka penguar suksesi i FSK-së .

Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar me të gjithë serbët e tjerë të Forcës për të parë nëse shantazhet dhe presionet kanë ndikuar tek ata.

Presionet, thotë se janë të ndikuar politikisht dhe për këtë, ka thënë se kanë qenë në dijeni të gjithë aleatët e FSK-së, përfshirë edhe NATO-n.

Ai ka folur edhe për planet që ka Forca në rritjen e kapacitetit të saj në aspektin universitar, ku në vitin 2019-2020, ka paraparë që në Qendrën Universitare të pranojë ushtarakë, jo vetëm nga shtete e rajonit, por edhe më gjerë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë