Loading…
Plagosje në Istog, arrestohet i dyshuari
  • 11/10/2018 | 11:20

...

Një person është plagosur pasditën e djeshme në Istog. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzhevinë.

“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Policia është informuar se një i dyshimtë k/shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë” thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QMF në Istog, e pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë