Loading…
Platforma ‘Young entrepreneurs’ po vjen
  • 23/11/2017 | 14:49

...

Puna jote ia vlenëtëpromovohet, bashkohu në platformën Young Entrepreneurs!

NëKosovëditaditësposhtohetnumriistartup biznesevetëkrijuarangatërinjtë e talentuardheentuziastë. Pavarësishtngafakti se startup bizneset e të rinjëve duken të jenë tejet premtuese dhe paraqesin produkte e ide inovative,mbijetesa e tyredhelanciminë treg është shumë sfidues. Duke e ditur se vetëm 10% e startup bizneseve arrijnë të mbijetojnë në treg, kuptojmë se sa e vështirë është që këto startupetë zgjerohen në biznese të suksesshme. Për këtë arsye bizneset e reja të krijuara nga të rinjtë, kanë nevojë për promovim dhe përkrahje më të madhe.

Për tu zhvilluar dhe zgjeruar, të rinjëve sipërmarrës ju nevojtet krijimi i lidhjeve me partnerëbiznesor, me ndërmarrje më të mëdha,si dheafrimitet me klientët potencial. Në anën tjetër, shoqëria kosovare duhet të informohet për veprimtaritë e startup bizneseve vendore dhe të ndërgjegjësohet për përkrahje sa më të madhe të këtyre bizneseve, pasi që duke blerë produkte dhe shërbime nga këto biznese ata kontribojnëdirekt në fuqizimin e tyre. Fuqizimi i bizneseve të reja vendore nënkupton krijim të vendeve të punës dhe rritje tëproduktit dhe proodhimit vendor, e kjo pastaj ndikon në mirëqenjene të rinjeve tanë dhe në fuqizim ekonomik të vendit.

Education Code si organizatë që ka mision mbështetjen dhe promovimin e fuqizimit ekonomik dhe social e të rinjëve, ka zhvilluar platformën elektronike “Young Entrepreneurs”. Kjo platformëështë një direktorium i përbashkët i bizneseve të reja ku si fillim do të listohen të gjitha bizneset e reja nga komuna e Prishtinës dhe Graçanicës. Pastaj me grumbullimin e mjeteve të nevojshme,platforma do të zgjerohet duke listuar bizneset ekomunave tëtjera të Kosovës. Në këtë platformë çdo biznes do ta ketë nga një portfolio të veten ku do të ketë informata në lidhje me veprimtarinë e biznesit, lokacionin, kontaktin, klientët, produktet dhe shërbimet që ofrojnë.

Regjistrimi dhe plasimi i biznesit në platformën Young Entrepreneursështë falas dhe nuk ka kosto shtesë pasi që qëllimi i kësaj platformeështë promovimii biznesevetë reja, aktiviteteve dhe veprimtarive e tyre.Gjithashtu përmes platformës synojmëtëkrijojmërrjetëzim tëstartupe-ve, zgjerim të mundësive për bashkpunim me biznese më të mëdha dhe mundësi tëafrimit me klientë potencialë. Përveç tjerash, Platforma do të përmbajë dhe informata në lidhje me të rejat dhe ngjarjet që ndodhin në ndërmarrësi, teknologji, inovacion e shumë fusha që veçanërisht paraqesin interes potencial për të rinjtëtanë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë