Loading…
Plot gola në xhiron e parë të Champions League, rezultatet dhe renditjet
  • 12/09/2017 | 22:53

...

Të gjithë favoritët kanë fituar ndeshjet hapëse të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë shënuar plot 27 gola në 8 takime.


Roma – Atletico Madrid ishte ndeshja e vetme që përfundoi pa gola.

Barcelona e mposhti 3-0 Juventusin, e me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bayern Mynih ndaj Anderlechtit dhe Manchester United kundër Baselit.

Chelsea e deklasoi Qarabagun 6-0, ndërsa futbollisti shqiptar Ansi Agolli nuk u paraqit fare në këtë takim për shkak të lëndimit.

Fitore të thellë shënoi edhe PSG 0-5 në udhëtim te Celticu.

Olympiakos u mposht në shtëpi nga Sporting Lisbona 2-3. Vendësit shënuan dy herë në fund të takimit, por nuk arritën të merrnin pikën e parë.

Rezultatet dhe renditjet:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë