Loading…
Po kërkoni shpirtin binjak? Kjo shenjë e horoskopit është partnerja ideale
  • 02/10/2018 | 20:23

...

Vjeshta ndryshe është cilësuar si stina e dashurisë. Personat që kanë lindur në këtë stinë janë dhe personat më të lumtur, dhe jo vetëm janë persona që sjellin shumë fat dhe për shoqëruesit apo personat që kanë pranë.


Peshorja është shenja e horoskopit që ka shumë veti positive, sidomos nëse personi është femër. Në një marrëdhënie janë me fat ato meshkuj që në krah të tyre kanë një femër peshore. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet se pse një femër peshore është fat ta kesh pranë.

Është natyrë argëtuese
Takimet e para janë gjithmonë të sikletshme, por kjo nuk ndodh me një Peshore, sepse ajo është e lindur për të dalë, e lirë për të bërë gjithçka do dhe shumë e lehtë për të biseduar. Nëse do ta ndiesh veten jo rehat, përpiqu të gjesh disa pyetje interesante, sepse Peshoret të japin menjëherë siguri se biseda do të kalojë shkëlqyeshëm.

Është praktike
Peshoret janë shumë praktike si natyrë. Ato mund të kalojnë kohë të gjatë me këdo, të ndihen të lumtura dhe të kënaqen. Nëse je në një lidhje me një Peshore, nuk është nevoja të shqetësohesh nëse nuk e ke pastruar shtëpinë. Ajo është e përshtatshme dhe mund të qëndrojë orë të tëra pa vëne re asgjë.

Është ajo që të duhet për t’ia prezantuar mamit
Peshoret janë të përshtatshme në çdo lloj ambienti social që të gjenden. Ato janë natyra karizmatike, klasike dhe të këndshme. Kanë të gjitha veçoritë që mund të kërkojë mami nga ty. Ajo është e zonja të zhvillojë një bisedë të këndshme më prindërit e tu pa pasur asnjë siklet. Madje, edhe prindërit e tu do të shohin që është natyrë e dashur dhe e kujdesshme.

Është e kujdesshme
Një Peshore është altruiste, mendon në fillim për të tjerët, pastaj për veten. Ajo do të shohë më të mirën në çdo situatë të mundshme, është pozitive. Në fillim, ka prioritet nevojat e tua, pastaj të vetat, por do të jetë edhe mbështetëse e ëndrrave të tua deri në fund.

Ka intuitë të papërshkrueshme
Peshoret mund ta ndiejnë gjithmonë kur diçka nuk shkon siç duhet, por janë edhe shumë të hapura me njerëzit që duan duke u treguar atyre gjithçka mendojnë. Ato janë empatike në mënyrën më të mirë të mundshme dhe janë gjithmonë aty për të thënë: “Je mirë? Jam këtu për ty.”

Nuk është luftarake
Peshoret nuk janë luftarake, por kjo nuk do të thotë se u shmangen problemeve, përkundrazi. Ato janë diplomatet e botës. Por Peshorja ka një aftësi për ta minimizuar stresin në maksimum. Në vend që të luftojë, Peshorja di të diskutojë dhe të punojë për të gjetur zgjidhjen ideale të problemit.

Është kreative
Të jesh në një lidhje me një vajzë Peshore, do të thotë të jesh me një shpirt krijues. Të gjitha takimet tuaja do të jenë më interesante dhe argëtuese. Ndërsa keni planifikuar një natë jashtë apo një fundjavë, është e sigurt që do të jetë një aventurë e vërtetë. Ajo do të jetë gjithmonë në përpjekje për ta mbajtur marrëdhënien gjallë me idetë kreative që ka vazhdimisht.

Është e balancuar
Kjo kuptohet qartë për një Peshore. Gjithçka do një vajzë e kësaj shenje është një marrëdhënie e drejtë dhe paqe në botë, shkruan Class. Si paqedashëse, ajo dëshiron që edhe njerëzit që ka rreth vetes të jenë të lumtur.

Është e zgjuar
Të gjitha vajzat që i përkasin shenjës së Peshores janë të njohura për zgjuarsinë e tyre, ndaj edhe dinë mjaft mirë t’u përshtaten bisedave. Ajo do të të surprizojë me mënyrën e këndvështrimit të saj, por edhe me mënyrën e të mësuarit të gjërave të reja. Do të ndihesh krenar që e ke në krah.

Do të jetë shoqja jote e ngushtë
Nëse je me fat që ke njohur një Peshore, mbaje fort. Daljet me të do të të shijojnë për një kohë shumë të gjatë, do të të falin shumë lumturi dhe do të të bëjnë, me siguri, të biesh në dashuri me të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë