Facebook është bërë sërish “vitrina” e diskutimit për mendime të ndryshme.
Shkak për këtë është bërë një video virale e postuar nga një përdorues, ku tregohet një siluetë e çuditshme në qiell që shkakton dritë.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar se këtu ka të bëjë “dora e Zotit”.
Samira Aissa ishte ajo që publikoi videon, e cila deri tani ka grumbulluar më shumë se 36 milionë shikime, më shumë se 17 mijë reagime dhe është ndarë nga më shumë se 500 mijë njerëz.