Loading…
Po vjen iPhone 9, çmimi i papritur i tij
  • 03/07/2018 | 19:21

...

Produkti i fundit nga Apple, iPhone 9 pritet që të dal në shtator të vitit 2018, përcjell gazetametro.net.


Edhe pse ende nuk ka ndonjë konfirmim, kjo kompani nga viti 2012 ka lansuar çdo vit nga një ose dy telefona iPhone në muajin shtator.

Analisti Ming-Chi Kuo në një raport për MacRumors ka treguar se iPhone 9 do të ketë një çmim më pak të kushtueshëm se prodhimi paraprak i kësaj kompanie. Sipas tij, iPhone 9 do të kushtoj prej 600 deri në 700 dollar, çmim ky shumë me i lirë se sa çmimi i iPhone 8, i cili në datën kur u lansua kushtonte 1999 dollarë.

Sipas spekulimeve, bashkë me iPhone 9 do të dalë edhe iPhone XI ose iPhone 11. Ky analist gjithashtu ka treguar se iPhone 9 do të ketë nje ekran LED 6.1in, por do ti mungojë 3D TOUCH.

Duke marrë parasysh se sa sekrete i mbanë kompania Apple prodhimet e veta para lansimit, këto janë të gjitha informatat që dihen deri më tani për produktin e fundit të saj./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë