Loading…
Pogba kritikon trajnerin francez: Nuk po luaj në pozitën time, dua të marr ‘frenat’ e skuadrës
  • 13/06/2018 | 09:34

...

Paul Pogba është një prej 23 lojtarëve që do të jetë pjesë e kombëtares franceze në botërorin Rusia 2018.

Por, duket se francezi është në hall me trajnerin Didier Deschamps, i cili nuk po e lejon që të luajë në pozitën që paraqitet më së miri.

Mesfushori 25-vjeçar shprehu zhgënjimin me rolin e ri në ekipin e përfaqësueses së Francës.

“Unë mund të luaj në të djathtë, në të majtë dhe mesfushor organizues”, tha ai.

Ndihem mirë, por nuk është mundësia më e mirë për mua të luajë në këto pozita.

Është sikur të më thonë ‘Unë do t’ju jap këtë shtëpi, por nuk do të keni çelësat’”.

Pogba ka thënë se ka gjëra që nuk varen nga unë, por nga ekipi dhe pastaj nëse nuk bëj dallimin, njerëzit do të thonë se nuk kam pasur një paraqitje të mirë.

Pogba është shprehur se ka dëshirë të marrë ‘frenat’ e skuadrës.

“Unë dua të marr frenat e skuadrës, por që kjo të ndodhë, ekipi duhet të vendoset në rrugën e duhur”, tha francezi.

Kujtojmë se Franca gjendet në një grup me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë