Loading…
Pogba para finales: Më 2016 menduam se fituam, ndaj Kroacisë është ndryshe
  • 12/07/2018 | 14:30

...

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, ka folur para finales së Kupës së Botës që zhvillohet të dielën, ku kombëtarja e tij, Franca, ndeshet me Kroacinë në kërkim të titullit të madh, transmeton Gazeta Metro.

Shtatlarti francez ka thënë që këtë finale francezët duan ta fitojnë me çdo kusht dhe që e kanë mentalitetin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Ai foli edhe për finalen e Kampionatit Europian të vitit 2016, të cilën Franca e kishte humbur ndaj Portugalisë.

“Më kujtohet që pushimet pas asaj finale ishin të këqija, nuk dua ta përjetoj sërish atë ndjenjë”, tha Pogba, teksa pranoi që francezët kishin menduar që do të fitonin gjithsesi ndaj Portugalisë, pasi që kishin eliminuar Gjermaninë më herët.

“Dua të bëhem i sinqertë: kemi menduar që ishte punë e kryer [finalja ndaj Portugalisë]. Pasi mundëm Gjermaninë dhe duke parë ecurinë e Portugalisë…por nuk dua që të përsëritet, kësaj radhe nuk do të gabojmë”, tha mesfushori i Manchester United.

Franca kishte humbur 1-0 finalen e Euro 2016 ndaj portugezëve të cilët kishin rrëmbyer titullin pas një goli nga Eder në kohën shtesë.

Në këtë Botëror, Franca ka pasur rrugëtim më të vështirë se Kroacia në letër, por ka ardhur më lehtë në finale. ‘Gjelat’ eliminuan Argjentinën, Uruguajin e Belgjikën duke i fituar të gjitha ndeshjet në kohë të rregullt, ndërkohë që Kroacia eliminoi Danimarkën, Kroacinë e Anglisë duke kaluar të gjitha ndeshjet pas penalltive ose kohës shtesë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë