Loading…
Polici me shpejtësinë e Usain Boltit, e zë të dyshuarin edhe pse ishte shumë larg tij |VIDEO
  • 21/08/2018 | 23:05

...

Një polic amerikan i ka treguar botës së jo vetëm atleti Usain Bolt është i shpejtë – ai është filmuar nga helikopteri duke bërë një vrapim tejet të shpejtë derisa po ndiqte një person të dyshuar nëpër autostradë.


Edhe pse personi i dyshuar ishte mbi 40 metra larg policit, ai arrin t’i vihet pas dhe ta rrëzon në tokë, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si kolegu i tij që ishte më afër të dyshuarit nuk arrin ta kap, kurse ky që me dhjetëra metra ishte pas, i afrohet e kalon dhe e përplas në tokë, transmeton Telegrafi.

Videoja është bërë virale në internet dhe është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, duke i dhënë epitetin policit të super-shpejtë si “rrufeja”.

Ngjarja ka ndodhur në Jeffersontown të Kentucky në SHBA, kurse kamerat e televizioneve që po ndiqnin live nga helikopteri kanë filmuar gjithçka.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë