Loading…
Policia e Kosovës arreston 10 persona në një operacion
  • 20/04/2018 | 16:18

...

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar për veprat penale “cenim i të drejtave autoriale” dhe “tregti e ndaluar”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një hetimi disa mujorë, në bashkëpunim me Njësitë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike si dhe të asistuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën dyshim për kryerjen e veprave penale ”cenim i të drejtave autoriale” dhe ”tregti e ndaluar”.

Operacioni ka ndodhur dje me datën 19 prill 2018 në pesë rajone të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Gjakovë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni me urdhëresë të gjykatës kompetente janë kontrolluar 10 (dhjetë) lokale-biznese, 2 (dy) shtëpi-banesa, janë arrestuar 10 (dhjetë) persona si dhe janë sekuestruar dëshmitë në vijim:

·         shtëpiza kompjuterike 5 (pesë) copë
·         kompjuterë llap-top 4 (katër) copë
·         telefona mobilë 2 (dy) copë
·         Android Box 33 (tridhjetë e tre) copë
·         TV 1 (një) copë
·         USB 4 (katër) copë
·         fletore pune 2 (dy)
·         paragon-bllok-fatura 2 (dy) copë
Për të njejtit, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit me veprimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke shitur platforma të kanaleve televizive të njohura si IPTV pa leje dhe pa autorizim paraprak dhe njëkohësisht duke shkelur të drejtën autoriale të subjekteve të cilët kanë autorizimin dhe të drejtën ekskluzive për emetimin e kanaleve televizive.

Me këto veprime të dyshuarit e lartshënuar kanë dëmtuar kompanitë legale të cilët kryejnë veprimtari të rregullt të kësaj fushe sipas ligjeve në fuqi.

Me këto veprime të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale ”cenim i të drejtave autoriale” nga neni 296 i KPK-së dhe ”tregti e ndaluar” nga neni 305 i KPK-së.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë