Loading…
Policia e Kosovës i shkel rregullat e UEFA’së: ‘Zot’ në fushën e futbollit
  • 20/03/2018 | 09:34

...

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, u futën në fushë të shtunën në përballjen Llapi – Trepça ’89 që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Zyra ligjore e federatës së futbollit ka dhënë sqarimin në lidhje me këtë punë, njofton Klan Kosova.

Arianit Ahmeti tha se policia nuk ka të drejtë të futet në fushë sipas rregullave të FIFA-së, UEFA-së dhe ligjeve të federatës së futbollit të Kosovës. Ata mund të intervenojnë vetëm kur këtë gjë ua kërkon delegati i ndeshjes zyrtare.

Ahmeti tha se delegati në takimin Llapi – Trepça ’89 nuk ka kërkuar ndihmë nga policia, ku këta të fundit kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Një rast edhe më i rëndë kishte ndodhur vitin e kaluar në pejë, kur policët uf futën në fushvn e leojës ku edhe e arrestuan futbollistin e atehrshëm të Prishtinës, Liridon Leci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë