Loading…
Policia e Kosovës mobilizohet për aksionin për pastrimin e Kosovës
  • 14/09/2018 | 22:20

...

“Policia e Kosovës ka mbështetur  aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” dhe po ashtu ka ofruar  siguri të plotë për të gjithë akterët e përfshirë në këtë aktivitet të rëndësishëm”.


Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, vlerson se ky aksion për pastrimin e ambientin që na rrethon të gjithëve është mjaft i rëndësishëm dhe ofron mbështetje për të gjithë qytetarët, subjektet tjera dhe institucionet e vendit në aspektin e sigurisë dhe qarkullimit pa pengesa gjatë realizimit të këtij aksioni.

Me fillimin e aktiviteteve që nga dita e nesërme në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” ku përveç institucioneve dhe agjencioneve shtetërorë, pritet të angazhohet edhe një numër i madh qytetarësh vullnetarë, si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ku nga Policia e Kosovës kërkohet që të angazhoj zyrtarë policorë për ofrimin e sigurisë edhe të këtyre vullnetarëve, sidomos gjatë pastrimit të brezit të rrugës ku kemi qarkullim të vazhdueshëm, janë ndërmarr veprime të nevojshme operacionale për mbështetjen e këtyre aktiviteteve në aspektin e sigurisë dhe garantimit të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa.

Policia e Kosovës në nivel të drejtorive rajonale do të angazhoj patrulla/njësi për përcjelljen e makinerive të rënda dhe automjeteve transportuese sipas kërkesave nga kompetentët, nga një deponi në tjetrën apo nga një qytet në tjetrin sipas nevojës.

Gjithashtu, duke mbështetur fuqishëm aksionin për një ambient më të pastër dhe e gatshme për ofrimin e kapaciteteve të saj në mbarëvajtjen e këtij aksioni, Policia e Kosovës inkurajon të gjithë që pastrimi dhe ruajtja e ambientit të mbetet prioritet në vazhdimësi, pasi që është edhe obligim ligjor i secilit nga ne.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë