Loading…
Policia interviston katër persona të dyshuar për djegien e flamurit të Kosovës
  • 14/02/2018 | 22:53

...

Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të cilin shihen disa persona duke e djegur flamurin e Kosovës në shenjë pakënaqësie me heqjen e flamurit kombëtar te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë, Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për të gjetur përgjegjësit.


Rasti i djegies së flamurit ishte shënuar diku në Gjilan. Dhe, Policia Rajonale e Gjilanit pas hetimeve të bëra ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët i ka intervistuar.

Lajmin për intervistimin e të dyshuarve e konfirmoi për kallxo.com, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po janë kryer intervistat me katër persona. Pastaj prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj këtyre katër personave të hapet rast “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, pasi që besohet se ata në bashkëveprim në një lokal mbrëmë në qytetin e Gjilanit kanë djegur një flamur shtetëror të Republikës së Kosovës, pastaj këtët akt e kanë incizuar dhe shppërndarëpërmes mediave elektronike. Rasti procedohet në gjykatë në procedurë të rregullt”, tha Hashani.

Mbrëmë në një situatë të tensionuar, në Prishtinë, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të qytetit.

Heqja e flamurit kombëtar dhe zëvendësimi i tij me atë shtetëror, ka ngjallur polemika se a do të duhej apo jo të ndodhte një gjë e tillë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë