Loading…
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të aksidentuarit për vdekje në autostradë
  • 12/08/2017 | 22:11

...

Një këmbësor sot rreth orës 17:00 u aksidentua për vdekje në autostradën Ibrahim Rugova, por ai ende nuk dihet identiteti i tij, dhe policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar.


Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën  Ibrahim Rugova, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Sipas policisë dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij.

Mosha: 30-40 vjeqar, gjatësia: 165 cm, flokët: ngjyrë kafeje, sytë: e kaftë, veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe qorapa të zeza.

Policia e Kosovës përmes një komunikate njofton dhe njëherit kërkon nga të gjithë qytetetarët se kushdo që ka informacione apo e njeh personin me përshkrimin në fjalë të lajmrojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë