Loading…
Policia për herë të dytë në shtëpinë e Gruevskit, nuk arrijnë ta arrestojnë
  • 09/11/2018 | 21:23

...

Shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodheshe sërish në shtëpi.


Në derë ishte paraqitur gruaja e Gruevskit e cili iu kishte thënë policisë se ai kishte dalë dhe nuk gjendet në shtëpi, transmeton gazetametro.net.

Shërbimet do të kalojnë përsëri më 9:30 minuta dhe do ta përsërisin këtë disa herë gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet  ende deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit./gazetametro.net.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë