Policia e Kosovës me Prokurorinë Themelore të Gjakovës kanë mbajtur një konferencë për media, lidhur me vrasjen e dyfishtë që ndodhi të martën në Brekoc të Gjakovës, transmeton gazetametro.net.
Nënkoloneli, Ahmet Hasi, ka thënë se viktima në fjalë nuk ka kërkuar ndihmë, pasi sipas tij e ka ndi vetën të sigurt pranë familjarëve.
‘Viktima nuk ka kërku ndihmë për siguri, pasi edhe ajo edhe vëllëzërit e saj janë ndi të sigurt në shtëpinë e tyre’ tha ai.
Edhe  Agim pula nga zyra për mbrojtjen e viktimave deklaroi se i kanë ofruar strehim viktimës por ajo nuk ka pranuar, me arsyetimin se është e strehuar tek vëllezërit e saj.
Ndërkohë, drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Hasiasi bëri të ditur edhe se i dyshuari ka pësuar lëndime serioze në kokë në momentin e arrestimit. Pra siç thotë ai, ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Në anën tjetër, Armend Zenelaj nga Prokuroria e Gjakovës ka thënë se tashmë kanë nisur hetimet ndaj të pandehurit Pjetër Ndrecaj.
‘Sic e dini dje ka nisur seanca dëgjimore, por është ndërprerë dje. I dyshuari dërgua për tretman mjekësor në QKUK. Në momentin që do të marrim info se gjendja e tij është përmirësuar, do të vazhdojë seanca dëgjimore’, ka shtuar Zenelaj./gazetametro.net