Loading…
Policia s’di ta “ndalë gazin” në rrugën Podujevë-Prishtinë |VIDEO
  • 17/07/2018 | 19:59

...

Raportimet e qytetarëve për shkeljet e rregullave në komunikacion nga zyrtarët policorë janë bërë  përditshmëri.


Një rast të tillë paraqet edhe videoja, që një qytetar e ka dërguar te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.

Vetura e Policisë së Kosovës tejkalon veturat me shpejtësi në rrugën Podujevë- Prishtinë në hyrje të fshatit Vranidoll.

Ashtu siç vërehet edhe në video, parakalimi bëhet pikërisht në vendin ku është e vendosur shenja që tregon të kundërtën e asaj që po bën policia.

Ditët e fundit në rrjete sociale është përhapur fushata ndërgjegjësuese për të parandaluar aksidentet me moton “Ndalja gazin, familja po të pret”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë