Loading…
Policia spanjolle qëllon me armë një burrë që bërtiste ‘Allahu Akbar’
  • 18/11/2017 | 16:49

...

Policia spanjolle ka qëlluar me armë një person i cili shkaktoi alarm për sulm terrorist pranë kufirit mes Spanjës dhe Francës, pasi bërtiti ‘Allahu Akbar’ në një pikë kontrolli, shkruan La Vanguardia, transmeton Gazeta Metro.


Policët hapën zjarr mbi burrin, i cili besohet se është francez me origjinë afrikane, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht kur automjeti me të cilin po udhëtonte u ndalua në një autostradë pranë La Jonquera në anën spanjolle të kufirit.

Ai u godit në këmbë dhe u dërgua menjëherë në spital. Në spital iu nënshtrua një operacioni dhe mjekët thonë se jeta e tij nuk është në rrezik.

Mediat spanjolle raportojnë që policët e urdhëruan atë të dilte nga vetura dhe filluan të dyshonin në të pasi panë se ai kishte një objekt të dyshimtë në bel.

Zyrtarët e Gardës Civile kërkuan përforcime nga policia rajonale, pasi ai filloi të bërtiste në arabisht, duke bërtitur fjalët ‘Allahu Akbar’, para se të kthehej në automjet.

Thuhet se u qëllua dy herë dhe më pas u rrëzua në tokë, pasi doli nga makina 30 minuta pasi ishte rrethuar nga policia, me një objekt të paidentifikuar në dorë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë