Loading…
Policia tregon se kush është personi i plagosur afër ndërtesës së Qeverisë
  • 10/08/2018 | 15:14

...

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë. Si pasojë e saj, ka mbetur i plagisur një 34 vjeçar përcjell Gazetametro.net.


Siç njofton Policia i plagosuri është E.N shtetas i Kroacisë, dhe i njëjti ka marrë plagë me thikë.

Menjëherë, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrit që nga vendi i ngjarjes të shoqëroj për në stacion policor, pesë persona të dyshuar.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra  në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse. /Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë