Loading…
Policja që ditën arreston kriminelë e natën e punon si modele
  • 14/11/2017 | 16:56

...

Një police seksi nga Nju Jorku, ditën arreston hajdutët dhe kriminelët, ndërsa në mbrëmje ajo ekspozon format seksi të trupit të saj në veshje të mbrendshme për një markë mode.


Bëhet fjalë për bukuroshen Samantha Sepulveda, e cila punon si police Freeport të Long Island dhe për punën e saj ajo fiton 143 mijë dollarë në vit. Mirëpo, kur ajo nuk është në detyrë, ajo zakonisht del në plazh për të prezantuar trupin e saj të gdhendur në bikini, ndërsa me fotot e saj provokuese në Instagram, ajo ka miliona ndjekës, transmeton Zeri.info.

Ajo deklaron se është aq atraktive sa nuk ka nevojë të përdor forcën për të arrestuar të dyshuarit, pasi ata vijnë me të vullnetarisht. “I bindi meshkujt t’ua vë prangat, pasi ata nuk duan të përleshen me mua”, ka deklaruar ajo.

“Mund të më arrestosh kur të duash”, është një ‘mahi’ e preferuar që ajo e dëgjon në skenat e krimit.

Sepulveda beson se të jesh një police nënkupton se mund t’i përballoj situata e rrezikshme më mirë se kolegët e saj meshkuj. Bukuroshja vazhdimisht udhëton nëpër vende të ndryshme të botës ku prezanton koleksione të reja të veshjeve intime që nga Britania dhe Spanja, e deri te Australia dhe Nikaragua.

Ajo ka treguar për një rast interesant ku ka arritur të arrestoj një person shumë të dhunshëm, pas pasur nevojë të përdor forcën.

“Isha duke patrulluar në një qytezë të vogël kur një person i cili e kishte rrahur gruan e tij, po i kërcënonte kolegët e mi me vrasje pasi ata po e ndiqnin. Por ai aq shumë u magjeps me bukurinë time, sa u ndal dhe nuk lëvizi fare. Ai edhe më kërkoj një takim derisa po e arrestoja”, ka rrëfyer Sepulveda.

Sepulveda 32-vjeçe, ishte bërë police në vitin 2010, ndërsa tri vite më vonë, ajo ishte ftuar nga një mik i saj që të prezantoj koleksione veshjesh për një shtëpi mode. Që nga atëherë, ajo vazhdimisht është e angazhuar si modele e veshjeve intime seksi, punë kjo që i sjell qindra mijëra dollarë në vit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë