Loading…
Politikanja ruse: Femrat ruse nuk duhet të bëjnë seks me njerëz të racave tjera në Botëror
  • 14/06/2018 | 08:43

...

Gratë ruse duhet të shmangin marrëdhëniet seksuale me burra të huaj që nuk janë të bardhë. Këtë deklaratë kontraverse e ka dhënë një zyrtare e lartë e politikës ruse, para Kupës së Botës që fillon sot, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Metro.

Tamara Pletnyova ka thënë që nëse ruset bëjnë seks me burra të huaj gjatë kampionatit, ato do të mund të bëhen nëna të fëmijëve me racë të përzier. Pletnyova, që është kryesuese e komisionit parlamentar për familjen në parlamentin rus, ka shtuar që edhe nëse ruset martohen me meshkuj të huaj, marrëdhënia shpesh përfundon me ndarje.

Këto deklarata, ajo i dha pasi një medium e pyeti rreth fenomenit ‘Fëmijët e Olimpiadës’, të cilët ishin ngjizur gjatë Lojërave në Moskë më 1980. Fëmijët që ishin të racës së përzier u përballën më pas me diskriminim të madh në Rusi.

“Ne duhet të lindim vet fëmijët tanë. Këta fëmijë të racës së përzier vuajnë dhe kanë vuajtur që prej kohës së Bashkimit Sovjetik”, i tha Pleytnova radios Govorit Moskva. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë