Edhe Kosova është renditur në mesin e shumë vendeve të botës që kanë dërguar mesazhe satirike përmes videove për presidentin e ri amerikan, republikanin Donald Trump.
Kjo video fillon me një sarkazëm të bukur, duke përshkruar “ngjashmëritë” që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim tregohet se Kosova braktisi Ish-Jugosllavinë për arsye siç thuhet në video, të pashpjegueshme edhe sot, kjo sepse udhëhqeshim nga një lider i mrekullueshëm, siç ishte Slobodan Milosevic.
Pastaj analogjia gjendet në mes të Statujës së Lirisë që amerikanët kanë në qytetin e New Yorkut, dhe kopjes së saj, që gjendet mbi një hotel të kryeqytetit tonë.
Ish-presidentja, Atifete Jahjaga nuk mungon në këtë video, për të ironizuar me diskiriminimin që Trump u bëri grave gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe gjuhës që përdori ndaj tyre, video në fjalë e vlerëson si “fatkeqësi” zgjedhjen e Jahjagës në krye të Kosovës.
Teksa lëvdohen shkollat e Kosovës – me një pamje ku nxënësi godet me karrige, sygjerohet që assesi të mos besohen rezultatet e testit PISA.
Muri, paraqet një ironi tjetër mjaft interesante që sjell kjo video.
Ndërtimi i murit me Meksikën, i propozuar nga Trump, krahasohet me murin në veriun e Mitrovicës.
Madje, aty thuhet se ne i kemi detyruar serbët të paguajnë për të, ashtu siç Trump synon t’i bëj meksikanët të paguajnë për një ndërtim të tillë, transmeton gazetametro.net.
Në pjesën e fundit të videos, thuhet se Trump mund të kuptojë shumë gjëra nga Ballkani, për shkak të bashkëshortes së tij, Melania Trump, e cila është nga Sllovenia, mirëpo, operacionet e saj plastike thuhet se janë kryer nga një shqiptar.
Ndryshe, një video e ngjashme për Trump ishte bërë edhe nga Bosnja, ku me ironi boshnjakët e përshkruajnë vendin e tyre si një shtet me 14 qeveri, kjo për shkak të sistemit të komplikuar kushtetutes që ata kanë të ndarë në mes të pjesës boshnjake, kroate dhe serbe të vendit. /gazetametro.net.
Për më shumë shikoni videon në vijim: