Loading…
Porositi pica: Klienti i pakënaqur i hakmerret picerisë në mënyrën më ekipe që e keni parë
  • 24/11/2017 | 00:01

...

Domino’s është një piceri amerikani e shpërndarë nëpër gjithë botën, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Një ndër shumë piceritë e saj në Angli është ajo në Tamsworth, 23 kilometra larg qytetit të Birminghamit.


Një klient i pakënaqur vendosi të hakmerrej në një mënyrë shumë origjinale ndaj të punësuarve në Dominos, përcjellë GazetaMetro.net

Billy Martin 23 vjeç porositi 2 pica, patate të pjekura dhe disa pija, të cilat piceria ia dërgoi në adresën e tij.

Por, ndodhi një mosmarrëveshje me dërguesin e porosisë.

Në fakt, dërguesi i porosisë shkoi para se Martin të bënte pagesën, duke menduar se e kishte bërë këtë përmes internetit. Andaj, ditën e ardhshme, Martin pranoi thirrje në telefon nga piceria, dhe iu kërkua të paguante faturën prej 25 funtesh.

Këtë edhe e bëri, por në mënyrë shumë origjinale.

Pica e porositur nga Martin

Shkoi në piceri ku mori me vete saktësisht 1 mijë e 287 ‘penny’ (cent), ku monedha me e madhe ishte 2 ‘penny’ (cent), me vlerë të përgjithshme prej 25 funtash.

Këtë veprim vendosi t’a bënte për shkak se siç tha, “piceria ia shkatërroi fundjavën me sjellje joprofesionale”.

“Krejt situata ishte e papërshtatshme dhe mu desh që tërë ditën t’a kaloja në telefon, pikërisht në ditën kur u varros gjyshja e të dashurës sime. Porosita dy pica, patate dhe pije. Dërguesi arriti, më dorëzoi porosinë dhe shkoi”, ka rrëfyer Martin situatën.

Madje, atë e thirri edhe policia, duke i thënë se duhet të paguante menjëherë faturën. Pasi iu hakmor në mënyrë brutale, tha se më kurrë nuk do të shkojë në Domino sepse e paraqitën si kriminel.

Ndërsa, nga piceria ka thënë se ishte gabim i dërguesit të porosisë që nuk ia morri paratë kur ia dorëzoi porosinë. Shikoni  punëtorët e pizerisë duke numëruar  1287 cent. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë