Loading…
Portierët më të paguar në botë
  • 09/08/2018 | 16:37

...

Spanjolli Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pas transferimi të tij nga Athletic Bilbao te Chelsea.


Gjatë mbrëmjes së të mërkurës Chelsea ka transferuar portierin spanjoll, Kepa nga Bilbao, duke befasuar të gjithë me shumë e paguar.

Portieri spanjoll i është bashkuar klubit nga Stamford Bridge për një shumë rekorde për një portier, 71 milionë funte ose 78.8 milionë euro).

Ky transferim ka bërë që Kepa ta thyej rekordin botëror në histori të futbollit duke u bërë portieri më i shtrenjtë ndonjëherë.

Pas tij vjen portieri brazilian, Alisson Becker, i cili u transferua këtë verë nga Roma te Liverpooli në Ligën Premier.

Becker fillimisht theu rekordin duke iu kushtuar Redsave rreth 65 milionë funte apo 73 milionë euro, por ky rekord u mbajt vetëm për
disa javë.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë