Loading…
Portieri i Iranit që ndali penalltinë e Ronaldos është më i miri në botë për diçka tjetër
  • 05/07/2018 | 10:35

...

Portieri i kombëtares së Iranit bëri histori në Kupën e Botës duke ndalur penalltinë e Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndaj Portugalisë, transmeton Gazeta Metro.

Alireza Beiranvand menjëherë mori vëmendjen e mediave dhe doli në pah që ai kishte ikur nga shtëpia që në moshë të re në ndjekje të ëndërrës së tij për t’u bërë futbollist profesionist.

25 vjeçari kishte punuar më herët në një fabrikë tekstili, auto larje si dhe kishte pastruar rrugët. Përveç që arriti të bëhej futbollist, ai njihet edhe për një gjë tjetër – asistimet me dorë për bashkëlojtarët e tij.

Goli në videon më poshtë ishte shënuar nga asistimi i Beiranvandit, i cili menjëherë pasi kapi topin në zonë zuri në kundërsulm kundërshtarët duke asistuar për sulmuesin që gjendej lart në fushë.

Gjatë ndeshjeve me ekipin iranian Naft Tehran ai hidhte topin aq larg me dorë sa që një herë theu rekordin pasi asistoi për sulmuesin që gjendej plot 64 metra larg. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë