Loading…
Portieri i Manchester Cityt rrezikon të dënohet rëndë pas kësaj goditje që i dha kundërshtarit
  • 12/10/2017 | 17:48

...

Portieri malazez, Ari Muric, ka shkaktuar një incident në ndeshjen Malit të Zi dhe Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian U21, transmeton gazetametro.net


Në ndeshjen që Mali i Zi e humbi 1-3, portieri Arijanet Muric doli nga porta dhe kapi një top para kundërshtarit, por në proces e goditi atë duke e lënduar. Pasi gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, një tjetër lojtar slloven, Zan Zuzek, e provokoi portierin malazez, që nuk nguroi ta godiste me kokë në fytyrë.

Kjo i kushtoi Muricit me përjashtim nga ndeshja dhe me siguri që për të do të ndahet edhe një dënim nga komisioni disiplinor për shkak të këtij veprimi.

Arijanet Muric luan te Manchester City, pasi ishte blerë nga klubi zviceran Grasshoppers në muajin korrik. Ai ishte ftuar në ekipin e parë nga Pep Guardiola në ndeshjen me Feyenoordin në Ligën e Kampionëve ditë më parë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë