Loading…
Postim nga shtrati i tyre: E dashura e ministrit italian ka shokuar të gjithë me foton e saj në Instagram
  • 06/11/2018 | 15:28

...

Një prezantuese televizive italiane është kritikuar pasi ka njoftuar se ajo ishte ndarë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm i vendit duke postuar një foto intime të tyre nga shtrati.

Elisa Isoardi postoi foto në Instagram ku shihej bashkë me ministrin e brendshëm italian Matteo Salvini duke pushuar pranë saj ndërsa ajo e shtrirë në shpinë në një fustan të bardhë dhe duke shikuar në mënyrë joshëse në kamerë, përcjell gazetametro.net.

Por pas këtij postimi, ajo është kritikuar nga disa njerëz në mediat sociale.

Ndërsa një pjesë tjetër e opinionit, tha se ky ishte një trik për të tërhequr vëmendje nga të dy personat në foto që janë edhe persona publik, njëri politikan dhe tjetra fytyrë televizive.

“Operacion i madh marketingu, ai në politikë, ajo në televizion, çfarë mënyre më të mirë sesa mediat sociale? Një lëvizje strategjike për të marrë pëlqimin e medias”.

Salvini, kreu i Ligës së Djathtë, shërben si ministër i brendshëm, si dhe zëvendëskryeministër. Ai ka marrë një vijë të vështirë kundër imigracionit dhe është një nga fytyrat e populizmit të krahut të djathtë të Evropës.

Ai nuk ka komentuar publikisht për ndarjen – ose imazhin.

Më parë këtë vit, Isoardi u kritikua pasi pretendoi se gratë duhet të lënë në qendër të vëmendjes “burrat e tyre” dhe të qëndrojnë vet në hije.

Kur u pyet për marrëdhënien e saj me Salvinin, ajo i tha revistës Oggi: “Një grua, edhe nëse ajo është në sytë e publikut, gjithmonë duhet t’i kushtojë vëmendje mashkullit të saj”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë