Loading…
Postoi mesazh të frikshëm në Facebook, pastaj u gjet e vdekur
  • 05/01/2018 | 10:32

...

 

Trupi i një vajze 19 vjeçe është gjetur në një fermë në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.

Natalie Bollinger ishte parë për herë të fundit në banesën  e saj në Broomfield, kurse ishte raportuar si e zhdukur nga familja më 28 dhjetor 2017. Policia nuk ka treguar shkakun e vdekjes, por rastin po e trajton si vrasje.

Dy javë para se të zhdukej, gjykata kishte lëshuar një urdhër ndalimi për një burrë 42 vjeç me emrin Shaën Schëartz, i cili po e ngacmonte vajzën, po e ndiqte ngado që shkonte dhe po i dërgonte qindra mesazhe e thirrje telefonike.

Krejt këto vet Bollinger i kishte treguar përmes një postimi në Facebook, ku kishte thënë që po ndiqej dhe nuk po lihej rehat nga një person më në moshë, me të cilin ishin bërë shokë më herët, por marrëdhënia mes tyre kishte marrë një kahje tjetër.

Ndër të tjera, 19 vjeçarja kishte thënë që burri në fjalë kishte ardhur me veturë nga një pjesë tjetër e Amerikës, vetëm për ta takuar dhe kishte fjetur afër zyrës së saj të punës me javë të tëra.

Policia ka bërë të ditur që e ka intervistuar burrin 42 vjeç, por nuk ka thënë nëse ai është i dyshuar për vdekjen e mistershme të vajzës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë