Loading…
Presidenti i Francës lançon planin kundër varfërisë
  • 13/09/2018 | 14:26

...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të enjten shpalosi një plan kundër varfërisë prej 8 miliardë dollarësh.


Plani fokusohet në angazhimin e njerëzve në punë dhe në ndihmën për të rinjtë, shkruan reuters, transmeton gazetametro.net

Me popullaritetin e tij që po bjen, Macron dëshiron të bindë votuesit se nga agjenda e tij e reformës nuk përfitojnë vetëm të pasurit.

Kundërshtarët e kanë sulmuar duke i thënë ”president i të pasurve”, diçka që ka dëmtuar imazhin e tij.

Presidenti lajmëroi shkollim të detyrueshëm deri në moshëm 18 vjeçare, vende shtesë për t’u ndihmuar nënave të kthehen në punë, më shumë akomodim të emergjencës me një prioritet për gratë dhe fëmijët, dhe mëngjes në shkollë për nxënësit e shkollave fillore në vendet e varfëra.

”Nuk dua një plan që i lë të varfërit të jetojnë në varfëri, por në komoditet më të madh”, tha Macron.

Afërsisht 9 milionë njerëz në Francë – një e treta nga ta fëmijë – jetojnë në varfëri. Kjo është ekuivalent me 14% të popullatës.

Macron gjithashtu premtoi reforma në sistemin për përfitime sociale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë