Loading…
Presidenti i Këshillit Europian mesazh Trump’it: Ke kujdes, kujtohu kush janë aleatët e tu
  • 11/07/2018 | 13:31

...

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që të kujtohet kush janë aleatët e tij derisa Trump po bëhet gati që të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.


Duke folur derisa nënshkroi një deklaratë të përbashkët BE-NATO të martën me Sekretarin e Aleancës, Gjeneralin Jens Stoltenberg, Tusk në një mesazh për Trumpin tha se “gjithmonë është mirë të dish kush është miku yt strategjik dhe kush është problemi yt strategjik.”, transmeton gazetametro.net

Me Trump’in vazhdimisht duke kritikuar aleatët e NATO’s që nuk po shpenzojnë mjaftueshëm në buxhetin e tyre të mbrojtjes, Tusk kujtoi se europianët janë duke shpenzuar më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina.

Tusk u bëri thirrje europianëve që të rrisin shpenzimin ashtu siç kanë premtuar, por tha: “E dashur Amerikë, vlerësoj aleatët e tu, edhe ashtu nuk ke shumë aleatë.”

Trump do të takohet me Putin’in më 16 korrik. /gazetametro.net            

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë