Loading…
Presidenti i kroatëve të Bosnjës: Kemi pozicion të qartë për Kosovën
  • 14/11/2017 | 19:20

...

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kroati Dragan Çoviq ka thënë se ky shtet do ta orientojë politikën ndërkombëtare në atë rrugë e cila nuk do të ndikojë në rrezikimin e marrëdhënieve me fqinjët.


Çoviq ka thënë se ata do ta përdorin të njëjtën rrugë të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, shkruan Tanjug.

“Ne kemi një pozicion të qartë përballë Kosovës”.

“Marrëdhëniet me Kosovën do të jenë të atilla çfarë ne do t’i harmonizojmë me miqtë tanë”, ka thënë Çoviq.

Këto deklarime janë bërë në Sarajevë, pasi anëtari tjetër i Presidencës boshnjake, Bakir Izetbegovic, tha që Bosnja duhet dhe do ta njohë Kosovën, ndërkaq Milorad Dodik, që përfaqëson serbët e Bosnjës, tha që një gjë e tillë nuk do të ndodhë asnjëherë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë