Presidenti serb e ka përsëritur qëndrimin e tij, duke thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Këtë, Tomislav Nikolic, e ka thënë në diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Sipas presidentit serb, qëllimi kryesor i Serbisë është ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ai iu ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në Kosovë që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën.
“Edhe një herë dua të jem i qartë-Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Nuk ka asnjë vendim as nga ana e OKB-së që thonë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë. Për mua provokim është që të gjithë përfaqësuesit e administratës së përkohshme në Prishtinë thonë se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Nikoliq./gazetametro.net