Loading…
Presidenti Thaçi e çon në Kushtetuese kryeministrin Haradinaj
  • 19/11/2018 | 14:06

...

Zyra Ligjore e presidentit të Kosovës, duke u mbështetur në qëndrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e neneve 92 dhe 94 të Kushtetutës së Kosovës.

Kërkesa ka ardhur pas vendimit të Qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe bartjen e një numri pronash që menaxhoheshin nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Kllokotit, Ranillugut dhe komunave të tjera.

“Kryeministri pretendohet se veproi kundërligjshëm me kthimin e pronave, Zyra Ligjore e Presidencës i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në një përgjigje të presidencës për lajmi.net.

Zyra Ligjore e Presidentit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretojë dy nene të Kushtetutës së Kosovës, nenin 92 dhe 94.

“Llojet e pronës duhet të jenë të rregulluara me ligj ku do të hynte edhe rregullimi i pronës së paluajtshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesën e Zyrës Ligjore të Presidentit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë