Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar dy golashënuesit e natës së sotme kundër Serbisë, fantastikët Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Ai përmes një postimi në FB është shprehur se Kosova ndihet krenarë me ta dhe i do.
“Urime golashënuesve Xhaka e Shaqiri dhe gjithë Zvicrës në fitoren e merituar. Krenarë me ju. Kosova ju don!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndërkohë, Zvicra fitoi 2:1 kundër Serbisë sonte. Golin e barazimit e shënoi Xhaka, për t’u përmbyllur ndeshja me një gol të bukur nga, Xherdan Shaqiri./Gazetametro.net