Loading…
Presidentja Kolinda me mesazh për lojtarët: Luani për familjet tuaja, për popullin kroat dhe për Kroacinë |VIDEO
  • 11/07/2018 | 17:44

...

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq sonte nuk do të jetë në stadium për të mbështetur edhe fizikisht kombëtaren kroate në ballafaqimin gjysmëfinale me Anglinë në Botërorin Rusia 2018.

Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi pasi që është duke marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Mirëpo, Grabar Kitaroviq nuk e ka lëshuar rastin që t’ju jep zemër futbollistëve kroatë, duke postuar një mesazh emocional në Facebook.

“Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”, ka thënë presidentja kroate në mesazhin drejtuar ‘Vatreni’ (të zjarrtëve) siç njihet ndryshe kombëtarja kroate.

Mesazhi i plotë:

Të zjarrtit tonë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë