Loading…
Prezantohet iOS 12, mësoni gjërat e mrekullueshme që mund të bëni tani me Iphone’t tuaj
  • 20/09/2018 | 16:28

...

Vetëm nja javë pas prezantimit të telefonave iPhone të rinjë nga kompania Apple, kjo e fundit e ka prezantuar edhe sistemin e ri iOs12, transmeton gazetametro.net.


Ky sistem është gjëja rreth së cilës duhet të emocionohemi më së shumti, dhe do të ketë shumë gjëra të reja në të.

Ndryshime të reja në programin ‘Siri’

Për të gjithë ata që qëndrojnë në rutinë, Siri do të na i lehtësojë shumë jetët tona.

Nëse porosisni çdo ditë kafenë e njejtë, në vendin e njejtë dhe kohën e njejtë nga telefoni juaj, me programin e ri në Siri do të jetë shumë më e lehtë.

Siri do t’i regjistrojë aksionet e juaja të përditshme, dhe vetëm me një klikim ju do të mund ta porosisni kafenë, pa pasur nevojë edhe për një fjalë të vetme.

Memoji

Për ata që dëshirojnë që Bitmoji i tyre të ishte pak më përshkrues, Apple tani e sjellë ‘emojin’ tuaj të personalizuar.

Memoji është karakteri juaj të cilin mund ta vishni dhe ta zbukuroni ashtu siç dukeni ju, po ashtu edhe mund të flisni me zërin tuaj.

E frikshme apo e mrekullueshme? Zgjidhni vet.

Programi Facetime, tani ju lejon të flisni edhe në grup

Tani në FaceTime do të mund të flisni në grup me shoqërinë tuaj, ndryshe nga versionet e më hershme ku mund të flisnit vetëm me një person./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë