Loading…
Prezantohet modeli më i ri, BMW X7 (Foto/Video)
  • 08/09/2017 | 18:39

...

Që nga viti 2018, kompania gjermane për prodhimin e veturave, BMW, do të shtohet edhe me dy modele të reja në linjën e veturave SUV, shkruan TopGear, transmeton Gazeta Metro.


Përveç modelit X2, BMW pritet të prezantojë edhe modelin më të madh të këtij lloji nga BMW, atë X7.

Shefi i dizajnit të kompanisë, Adrian van Hooydonk ka thënë se ky model që do të prezantohet në panairin e Franfurtit javën e ardhshme, do të jetë model i përafërt me atë që do të prodhohet për vitin 2018.

Kompania thotë që kjo veturë do të jetë BMW’ja më e madhe e prodhuar ndonjëherë, sidomos në hapësirën që ofron brenda.

Në panairin e veturave Frankfurt Motor Show që do të mbahet javën e ardhshme, kompanitë më të mëdha të botës do të prezantojnë modelet dhe prototipet e tyre më të reja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë