Loading…
Prezantohet telefoni mobil më i sigurt në botë, ju mbron nga spiunimi
  • 28/02/2018 | 08:24

...

Kompania e sigurisë kibernetike DarkMatter ka zbuluar telefonin e teknologjisë së lartë, i cili është në gjendje të shkatërrojë vetvetiu mesazhet dhe të mbrojë njerëzit nga spiunimi në kamerë dhe mikrofon.

Telefoni më i sigurt në botë KATIM është prezantuar në Kongresin botëror të telefonave mobilë në Barcelonë.

Ai ka ekran 5.2 inç dhe mund të duket si një pajisje Android, por është i pajisur me funksione të sigurisë me teknologji të lartë.

Pajisja është e pajisur me teknologji të avancuar të enkriptimit që e bën të pamundur për ta spiunuar.

DarkMatter duket se ka marrë inspirim nga filmi klasik “Mission:Impossibe”, në të cilin Tom Cruise dhe personazhet tjera përdorin telefona, të cilët janë në gjendje të dërgojnë mesazhe sekrete dhe të vetëshkatërrohen menjëherë.

Telefoni KATIM nuk eksplodon nëse vidhet nga hajnat, por ai posedon një funksion të tekstit që i bën të gjitha mesazhet të vetëshkatërrohen pas një kohe të caktuar.

Njësoj sikur Snapchat, mesazhet do të zhduken pasi ato të jenë lexuar, duke siguruar se vetëm ju mund t’i shikoni ato.

Hakerët ose spiunët për të fituar qasje në këtë pajisje duhet të thyejnë çelësin e pajisjes, i cili është i ruajtur në kartelën microSD, e cila nuk punon në telefonat tjerë.

Po ashtu, edhe të dhënat tjera kredenciale të përdoruesit janë të ruajtura në microSD.

Pronarët e KATIM duhet të përdorin autencitetin me dy faktorë për të hapur telefonin e tyre.

Kompania tha se të gjitha këto funksione janë vendosur për të lënë thyerjen në të kaluarën.

Por, njëra nga funksionet më intriguese të KATIM është metoda “Shield mode”, e cila çaktivizon mikrofonin, kamerën, Bluetooth dhe sensorët e lëvizjes për të parandaluar njerëzit që të spiunojnë në bisedat tuaja.

“Nëse jeni në një takim të sigurt, ose takim konfidencial  sikurse biznesi, ju jeni duke arritur një marrëveshje sekrete, ose nëse qeveria ka një takim sekret që i përket kësaj natyre, ju gjithmonë do të gjeni se njerëzve iu kërkohet të lënë telefonat e tyre jashtë takimit”, tha kryeshefi ekzekutiv i DarkMatter, Fisai Al Bennai.

“Kjo ndodh për shkak se ju nuk mund t’i besoni askujt, pasi super agjencitë janë në gjendje të ndezin mikrofonin derisa ju jeni në dhomë”, shton ai.

Funksioni mund të lëshohet duke shtypur butonin në anën e telefonit. Metoda Shield mbron telefonat nga kërcënimet në nivelin e harduerit, por KATIM ka po ashtu nivelin e softuerit për enkriptim, i cili fillon nga ndezja e telefonit e deri në lansimin e aplikacioneve në pajisje.

DarkMatter kishte lansuar prototipin e këtij telefoni vitin e kaluar në Kongresin botëror të telefonave mobil, por kishte pritur deri në vitin 2018 për të bërë të vlefshëm versionin komercial.

Kompania thotë se telefoni KATIM është i dizajnuar për zyrtarët e rëndësishëm qeveritarë, të cilët kanë informacione të ndjeshme sekrete në baza ditore.

Kjo përfshin shefin e shtetit, korporatat dhe departamentet e mbrojtjes.

KATIM dallon nga telefonat tjerë që gjenden aktualisht në treg, si për shembull Blackphone nuk i lejon përdoruesit të posedojnë çelësin e kriptimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë