Loading…
Princesha Diana: Jam dashuruar me truprojën, desha të ikja me të (Video)
  • 31/07/2017 | 12:59

...

Vëllai i princeshës Diana, Charles Spenser, është përpjekur që ta ndal emetimin e filmit dokumentar në Britani të Madhe, në të cilin e ndjera princeshë evokon jetën e saj të dashurisë dhe martesën e dështuar me princin Charels, shkruajnë mediet britanike, transmeton gazetametro.net.


Kanali britanik i televizionit Channel 4 ka konfirmuar në bisedë me vëllanë e Diana’s, Charles Spenser, se dokumentari megjithatë do të emetohet siç është paraparë me program, të dielën më 6 gusht.

Princesha Diana në dokumentar zbulon se si pesë vite pas kurorëzimit, duke qarë ka shkuar te mbretëresha dhe ka konfirmuar se martesa e saj me Charles’in është “pa dashuri”.

“Shkova te mamaja kryesore dhe i thashë: “Nuk di ç’të bëjë”. Ajo mu përgjigj se as ajo nuk di se ç’të bëjë. Kaq. Kjo ishte “ndihma” e saj, kishte thënë Diana.

Diana në film flet se si kishte menduar që të arratiset nga pallati i Buckingham’it në vitet e 80’ta me truprojën e vet Barry Mannakee, në të cilin ishte dashuruar, e i cili në vitin 1987 vdes në një aksident trafiku.

Princesha madje dyshon se i dashuri i saj ndoshta “ishte i likuiduar”. Në film Diana gjithashtu flet për problemet martesore me Charles’in dhe e kritikon familjen mbretërore, sidomos mbretëreshën Elizabeth e Dyta e cila , siç pretendon, nuk i dha përkrahje.

Filmi Diana: Me fjalët e veta (Diana: In Her Own Words) është xhiruar në bazë të incizimeve në vitet 1992 deri 1993, të cilin e ka bërë Peter Settelen, profesori i diksionit i princeshës, e cila ka vdekur më 31 gusht 1997 në aksident trafiku në Paris.

Incizimet janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së Pol Barrel, ish shërbëtori mbretëror në vitin 2004 dhe i janë kthyer Settelen’it, transmeton gazetametro.net.

Incizimet e cekura pjesërisht janë emetuar në vitin 2004 në rrjetin televiziv amerikan NBC, dhe duhet të jenë pjesë e dokumentarit të BBC për dhjetëvjetorin e vdekjes së saj.

Deputeti sir Teddy Taylor ka kërkuar që të ndalohet emetimin i incizimeve gjatë jetës së djemve të Diana’s.

Përkundër asaj që asnjë ndalesë nuk është shpallur zyrtarisht, dokumentari megjithatë është tërhequr, edhe pse për të atëherë janë shpenzuar 100.000 funta.

Mediet britanike gjithnjë e më tepër po i kushtojnë vëmendje princeshës së ndjerë, të cilës së shpejti do t’i shënohet 20 vjetori i vdekjes.

Djemtë e Diana’s, princërit William dhe Harry, janë paraqitur kohë më parë në një film dokumentar tjetër në të cilin tregojnë se kanë pasur bisedë të shkurtër me nënën ditën e vdekjes së saj dhe se për këtë mendojnë shumë edhe pas 20 vjetëve./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë