Loading…
Princesha e Suedisë: Nga filmat pornografik në fronin mbretëror
  • 12/10/2017 | 17:23

...

Princi Karl Philip i Suedisë dhe Sofia Hellqvist, kryen ceremoninë martesën mbretërore më 13 qershor të vitit 2015. Por kjo nuk ishte lajmi që bëri bujë në atë kohë. Lajmi i vërtetë ishte e kaluara me pullë të kuqe e princeshës më të re të Suedisë.


Sofia lindi më 6 dhjetor 1984, në Suedi, nga një nënë suedeze dhe baba danez. Në moshën 20- vjeçare, ajo doli nudo në revistën Slitz dhe në 2004 u zgjodh si Miss nga lexuesit. Karriera e saj ka qënë gjithnjë e diskutuar mes fotove provokuese, filmave porno dhe modelingut. Gjatë kësaj kohë ajo punonte dhe si kamariere me kohë të pjesshme kur u kthye në Suedi pas studimeve në New York. Në 2010 ajo ishtë bashkëthemeluese e fondacionit Project Playground, që i vinte në ndihmë fëmijëve në Afrikë.

Po ashtu në 2010 doli publike lidhja e saj me princin dhe pati shumë diskutime pikërisht për shkak të kaluarës së saj. U fejuan në 2014 dhe në 2015 deklaruan martesën duke organizuar një ceremoni mbretërore ku dhe mori titullin “Princeshë”. Në 2016 lindi fëmijën e parë, djalin Alexandër dhe në 2017 djalin e dytë Gabriel. Fëmijët e çiftit janë të 5-tët në rradhë për fronin mbretëror.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë